Noka në Kuvend: Buxheti 2025 nuk është i qytetarëve, por i qeveritarëve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka qenë mjaft i ashpër gjatë fjalës së tij në Kuvend ndërsa diskutohej projekt-buxheti për vitin e ardhshëm.

Në fjalën e tij Noka tha se ky nuk është buxhet historik, dhe nuk është buxheti i qytetarëve, pasi të gjitha paratë sipas tij shkojnë në xhepat e qeveritarëve.

“INSTAT ju nxjerr gënjeshtarë mashtrus siç jeni. Përballë shifrave të INSTAT 8% janë ulur pensionet nga viti 2013-të deri më sot. Ky buxhet vetëm për njerëzit nuk është. Ky është buxheti i qeveritarëve. Asnjë qindarkë nuk shkon për rimbursimin e ilaçeve. Firmos kjo zonja përditë ilaçe indiane dhe nga Pakistani, që s’kanë asnjë lidhje me standardet Europiane, pasi mbushja e xhepit nga këta hajdutë është më e shëndetëshme për qeveritarët. Paratë ku i çojnë, ja çojnë Vilmës. Si ka mundësi, ku është kjo mirëqenie që ju na përrallisni. Konsumi dhe fuqia blerëse ka rënë, si mund të quhet ky buxhet historik. Po te onkologjiku sa do çosh ti hajdute pa shkolle (i drejtohet Ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu). Boll sollët varfëri në këtë vend, është koha të ikni. Nuk do të keni mundësinë këët ehër zgjedhjet, do ju ngec në fyt ky buxhet”, tha Noka.

Share This Article