Në senatin amerikan dy ditë më parë Jeanne Shaheen Senatore nga Hampshire paraqiti një mocion mbështetës për ta miratur këtë kandidaturë.
“Për më shumë se 35 vite zoti David J. Kostelancik ka shërbyer si një diplomat karriere i shërbimit të jashtëm dhe është një kandidat me shumë kualitete në të përfaqësuarin e SHBA në vendin aleat si Shqipëria. Ai ka shërbyer më parë në Shqipëri dhe vende të tjera.
Është mëse e qartë se kemi një kandidat tejet të kualifikuar për të shërbyer si ambasador në Shqipëri. Mund tu them se sot Kina dhe Rusia kanë ambasadorët e tyre në Shqipëri dhe tani është detyrë e senatit të vendosë. Ju ftoj për konsensus në miratimin e kësaj kandidature pa ndërhyrje dhe pa debat për ambasador i SHBA në Shqipëri”, tha Jeanne Shaheen, senatore nga Hampshire.
Por kolegu i saj Mike Lee senator nga Utah e kunbdërshtoi kandidaturën e Kostelancik duke sjellë këtë argument.
“Zoti David J. Kostelancik ka provuar se nuk mund të përmbush zbatimin e detyrave në mbrojtjes të interesave të SHBA. Performanca e tij në Hungari si i dërguar me punë duhet ta diskualifikojë në pasjen e një mandati diplomatik. Ai u përfshi në politikën e brendëshme hungareze. Sulmoi lirinë e medias dhe u përfshi në aktivizëm social.
Ai dëmtoi marëdhëniet me një aleat të rëndësishëm tonin. Administrata Biden e pati të gjithë mundësinë të na sillte një emër tjetër si të nominuar kur vitin e shkuar kandidatura e Kostelancik u kthye nga senati”, Mike Lee senato Utah.
Jeanne Shaheen Senatore nga Hampshire theksoi se vonesat në emërimin e ambasadorëve janë shqetësuese e me pasoja për sigurinë kombëtare. Për mungesë kuorumi mocioni i saj nuk u hodh për votim duke krijuar një tjetër vonesë për DASH në sjelljen e një ambasadori në Shqipëri.