Non-grata në SHBA, Harxhi: Berisha lider historik i partisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

E ftuar në edicionin e lajmeve të RTV ORA, kandidatja për kryetare e PD, teksa ka komentuar shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke thënë se ky i fundit ka qenë një lider historik.

Më tej ajo ka thënë se deklarata e Kryetarit Lulzim Bashës, pas vendimit të DASH për Berishën, ishte e thatë.

“Berisha është lider historik i partisë. Ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në demokraci, Berisha ka bërë një ndarje që është një çështje individuale që ai po e trajton në një gjykatë jashtë vendit. Berisha nuk ka atë aktivitet politik që ka pasur. Secili do të jetë vendimi i Lulzim Bashës, këtë nuk mund të ua them por deklarata kur u shpall Berisha non-grata ishte deklarata më e thatë që kam dëgjuar,pa ndonjë konsideratë që përbën Berisha në PD.”

Ndërkohë për sa i përket bashkëpunimit të Edi Ramës me Lulzim Bashën, Harxhi tha se do ishte gabim fatal nëse Kryetari I PD do pranonte një gjë të tillë.

Share This Article