Non grata për trafik droge dhe armësh, Vuçiç: Sanksionet ndaj Vulinit janë përgjegjësi e imja

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se sanksionet e Shteteve të Bashkuara ndaj drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion , Aleksandar Vulin, janë përgjegjësi e tij, pasi ai nuk kishte vendosur sanksione ndaj Rusisë. “Nëse ne do të vendosnim sanksione ndaj Rusisë, ata nuk do të vendosnin sanksione ndaj Vulinit.

Po e them atë që më është thënë, që është: vendosni sanksione ndaj Rusisë dhe nuk do të ketë sanksione ndaj askujt”, tha Vuçiç për televizionin serb Pink. “Nëse ata ofrojnë ndonjë dëshmi të vlefshme, ne do ta ndjekim penalisht Vulinin.

Por, këtu nuk ka asgjë, situata me Rusinë është problemi”, tha presidenti serb. Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sanksione ndaj Vulinit më 11 korrik.

Ai dyshohet se është përfshirë në afera korruptive dhe trafikim të drogës, në krim të organizuar transatlantik, në keqpërdorim të detyrës zyrtare, si dhe bashkëpunim me Rusinë për të minuar paqen në Ballkanin Perëndimor. 

Duke folur për mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë, Vuçiç tha se nuk e di nëse do të mund të vazhdojnë të rezistojnë duke aluduar mbi presionin e SHBA për këtë çështje.

Serbia është një nga shtetet e pakta në Evropë që ende nuk ka sanksionuar Rusinë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Share This Article