Nora Gjakova e artë në Grand Slamin e Tbilisit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Xhudistja pejane ka shkëlqyer në garën që po mbahet në Gjeorgji, nesër garuesit tjerë

Nora Gjakova ka shkëlqyer në Grand Slamin e Tbilisit.

Xhudistja kosovare e ka fituar medaljen e artë në evenimentin që po mbahet në Gjeorgji.

Nora shkëlqeu në kategorinë deri në 57 kilogramë duke i fituar të gjitha meçet.

Në xhiron e parë, Gjakova ishte e lirë, ndërsa në rrethin e dytë e mundi me Ippon ukrainasen Mariia Skora.

Në meçin e dytë garuesja kosovare e mposhti po ashtu me Ippon garuesen nga Austria, Sabrina Filzmoser.

Ndërkaq, në çerekfinale Nora ajo e mundi serben Marica Perisic.

Gjakova ishte e sigurt edhe në gjysmëfinale, ku ishte më e mirë se sllovenia Kaja Kajzer.

E në finale, 28 vjeçarja u tregua më e suksesshme se garuesja nga Gjeorgjia, Eteri Liparteliani, duke fituar kështu edhe pikë olimpike.

Kosova po përfaqësohet në këtë Grand Slam me katër garues.

Nesër do të garojnë dy xhudistët tjerë të Kosovës, Akil Gjakova dhe Laura Fazliu, kurse të dielën Loriana Kuka. 

Share This Article