Nora Gjakova fiton medaljen e bronztën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nora Gjakova ka arritur të fitojë medaljen e bronztë në Mastersin e Dohas në Katar, duke e mposhtur xhudisten portugeze, Telma Monteiro. 4 minutat nuk mjaftuan për të caktuar fituesin, kurse Nora u tregua më e suksesshme në “Golden Score”.

Gjakova u mposht në gjysmëfinale nga japonezja Tsukasa Yoshida, duke mos e shfrytëzuar mundësinë që të luftojë për medalje të artë, duke u mposhtur me Ippon.

Nora rrethin e parë të kategorisë 57 kilogramë e kaloi pa luftë, ndërsa në të dytin e mundi xhudisten serbe, Marica Perisic.

E në rrethin e tretë ajo e mundi francezen Helene Receveaux, fitore e cila ia siguroi gjysmëfinalen.

Para Norës, Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë, kurse Majlinda Kelmendi vulosi rikthimin e saj pas lëndimit duke e fituar të bronztën.

Share This Article