Nora Istrefi flet për bashkëprindërimin me Robertin: Pse s’i kam shkuar në emision

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nora Istrefi ka qenë e ftuar në “1 kafe me Labin” në një intervistë të rrallë për karrierën dhe jetën private. Roberti ka qenë ai që ka folur më së shumti për lidhjen e re, marrëdhënien me vajzën dhe bashkëprindërimin me Norën, por vetë këngëtaren nuk e kemi parë shpesh të prononcohet.

Lidhur me marrëdhënien me Robertin, Nora shprehet se fillimisht pas ndarjes raporti ka qenë i acaruar, por tani ka një bashkëpunim shumë të mirë mes tyre. Ajo thotë se Roberti është shumë i përgjegjshëm dhe një baba i përkushtuar që Renee-së mos t’i mungojë asgjë.

Në fillim, komunikimi ka qenë më i vështirë menjëherë pas ndarjes, por me kalimin e kohës relacioni është bërë shumë i mirë, bashkëpunues për vajzën, për Renee-në. Ndihmon aq sa ka mundësi, e merr vajzën shumë shpesh prej shkollës, sa herë që ka kohë e merre Renee-në, të dy e duam shumë dhe jemi shumë të lumtur që e kemi. Kaq. Jeta vazhdon.

Ne jemi shumë të përkushtuar dhe ku është Renee, ne me vrap, jemi të dy shumë të përkushtuar dhe Roberti është tepër i përkushtuar dhe e do shumë vajzën. Jeta vazhdon siç thashë, ne kemi pasur një lidhje shumë të gjatë, pas 14 vitesh, unë jam lidhur shumë herët me Robertin, e kam treguar edhe në intervista më herët. Jam e lumtur që e kemi Renee-në pas një lidhjeje të bukur, të gjatë që e kemi pasur dhe bëjmë gjithçka për të.

Fansat kishin dërguar gjithashtu disa pyetje ku një prej tyre ishte “kur do e pranosh ftesën për te emisioni i Robertit” dhe Nora më në fund e ka një përgjigje.

Roberti e di që s’më pëlqejnë shumë intervistat prandaj s’ka dashur të më vërë në siklet, por pse jo, ndoshta edhe aty shkoj.

Share This Article