‘Normaliteti i ri’ në Britani. Gjobitet me 200 paund se shkoi për çaj tek shoku

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një i ri është gjobitur nga policia pasi theu rregullat e vendosura nga 5 nëntori. Ai shkoi tek miku i tij për një filxhan çaj, po policia britanike e pikasi. Kur policët e pyetën ai tregoi një tjetër arsye duke u munduar të shmangë gjobën, por që fatin e tij të keq nuk u fal. 

Sipas vendimit, persona të moshës 18 vjeç e lart, gjobiten me një shumë prej 200 paundësh nëse shkojnë në shtëpinë e dikujt tjetër. Gjoba përgjysmohet në 100 paund nëse pagesa bëhet brenda 14 ditëve. Ndërsa përsëritja e thyerjes së rregullit shkon në 400 paund.

Në një njoftim në Facebook, policia tregon rastin dhe rikujton rregullat:

‘Ju nuk mund të shkoni në adresën e personave të tjerë përveç disa përjashtimeve të caktuara si kujdesi për fëmijët, arsye shëndetësore etj’.

Nga 5 nëntori, Britania vendosi masa të reja bllokimi. Nuk lejohen bashkimet me anëtarë të familjeve të tjera dhe lejohet të dalësh jashtë vetëm me një person.

Të gjitha restorantet, pub-et, kafenetë dhe vendet e tjera të mikpritjes aktualisht janë të mbyllura, vetëm shërbimi delivery vijon punën.

Dyqanet jo thelbësore janë gjithashtu të mbyllura.

Shkollat ??dhe universitetet mbeten të hapura, ashtu si shërbimet si dentistët, kopshtet dhe supermarketet.

Share This Article