Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi do ta takojë në New York presidentin serb, Aleksand137r Vuçiç.
Mediat serbe shkruajnë se, Vuçiç do të ketë takime me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak, me Zëvendës Presidentin e Komisionit Europian, Marash Shevçovich e me Presidentin e Republikës së Koresë, Jun Sok-Yol.
Vuçiç e kryeson delegacionin serb në sesionin e 78 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Neë York. Takimi Lajçak-Vuçiç do të zhvillohet pas mosrezultatit në bisedimet e së enjtes në Bruksel.
Kujtojmë se Bashkimi Evropian doli sot me një deklaratë zyrtare ku kërkoi nga Kosova dhe Serbia angazhim për gjetjen e një plani për zbatimin e marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve.