Mjalti dhe patatet e Maqedonisë së Veriut përsëri janë në tregun e Kosovës. Pas një muaji hiqet barriera mes dy vendeve. Kosova është përsëri në listën e vendeve nga të cilat mund të importohet rasati i peshqve në shtet, pasi i përmbushi kushtet për monitorim pasiv dhe aktiv të peshqve.
Sipas Ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, nuk do të ketë kompromise dhe lëshime, kur bëhet fjalë për standardet që eksportuesit duhet t’i plotësojnë.
Edhe krahas barrierave që gati një muaj qëndronin mes dy shteteve, ekonomia e vendit nuk do të ketë asnjë humbje sepse këto dy produkte përmbushin standardet evropiane- u shpreh ministri Bekteshi. Barrierat tregtare filluan pasi Maqedonia e Veriut ndaloi importin e rasatit të peshkut nga Kosova ndërsa si kundër- përgjigje vendi nuk mund të eksportonte mjaltë dhe patate në tregun e Kosovës./Alsat/