Norman viziton Portin e Durrësit: Do vëmë në dispozicion ekspertizën tonë në fushën e menaxhimit të integruar të kufirit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori britanik në vendin tonë, Duncan Norman, zhvilloi sot një vizitë pune në Portin e Durrësit, ku është pritur nga kreu i APD-së, Pirro Vengu.

Gjatë takimit diplomati u njoh me kapacitetet portuale, përballimin e pandemisë së COVID-19 dhe impaktin ekonomik të saj.

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Portual, Pirro Vengu, pasi bëri një pasqyrim të reformave të ndërmarra në Portin e Durrësit, theksoi rolin e Autoritetit Portual në përballimin e Emergjencës Kombëtare, duke treguar qëndrueshmëri në të gjithë kapacitetet logjistike të transportit të mallrave gjatë kësaj periudhe.

Vengu e njohu ambasadorin me hapat që ka ndërmarrë Autoriteti Portual Durrës për të përfituar ekspertizën e disa prej agjencive kryesore ndërkombëtare, me fokus ligjshmërinë dhe koordinimin e veprimtarive ligjzbatuese në hapësirat portuale.

Duke vlerësuar iniciativat për mirëadministrimin e Portit, Ambasadori Norman njoftoi gjithashtu se Ambasada britanike do të vërë në dispozicion të APD gjithë ekspertizën e agjencive britanike në fushën e menaxhimit të integruar të kufirit.

Delegacioni britanik në mbyllje të takimit në ambientet e APD-së, u ndal në Terminalin Perëndimor dhe atë të Konteinerëve, ku u njoh nga afër me operacionet portuale dhe investimet e planifikuara për përmirësimin e shërbimeve dhe rritjen e kapaciteteve përpunuese.

Share This Article