Piloti britanik i McLaren, Lando Norris fitoi Çmimin e Madh të Singaporit në Formula 1.
Norris drejtoi një garë dominuese me makinën McLaren dhe fitoi pothuajse 22 sekonda përpara rivalit të tij të madh Max Verstappen nga Red Bull.
Në vendin e tretë dhe në podium ishte shoku i skuadrës së Norris, Oscar Piastri.
Norris udhëhoqi gjatë gjithë kohës në një garë të qetë ku kishte edhe pole position, ndërsa Verstappen gjithashtu ruajti me siguri vendin e dytë.
Festimi i fituesit u prish pak nga fakti se në xhiron e fundit pikën për xhiron më të shpejtë e vodhi Daniel Ricciardo, i cili përfundoi vetëm në vendin e 18-të.
Fjala vjen, me këtë fitore, Norris e zvogëloi diferencën pas Verstappen në renditjen e përgjithshme në 52 pikë dhe kanë mbetur edhe gjashtë gara deri në fund të sezonit.
Gara tjetër është vetëm një muaj larg në Austin për Çmimin e Madh të Shteteve të Bashkuara.