Norvegjia ia dorëzon Ukrainës tetë tanke Leopard 2

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Norvegjia i ka dorëzuar tetë tanke Leopard 2 në Ukrainë, kanë njoftuar forcat e armatosura norvegjeze.

Trajnimi për ushtarët ukrainas për këto tanke është duke u zhvilluar në Poloni, kanë bërë të ditur forcat norvegjeze, transmeton Telegrafi.

Norvegjia muajin e kaluar njoftoi për vendimin e saj për t’i dërguar tanket e prodhimit gjerman në Ukrainë, kurse kryeministri Jonas Gahr Store ka theksuar se “disa vende tjera aleate do të veprojnë njëjtë”.

Në fillim të shkurtit, qeveria norvegjeze njoftoi gjithashtu se kishte vendosur të porosiste 54 tanke gjermane Leopard 2 për të forcuar aftësitë e veta mbrojtëse, kurse ato pritet t’i merr në vitin 2026.

Kujtojmë që drita e gjelbër e dhënë nga kancelari gjerman Olaf Scholz për dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë, i dha shpresë Kievit se do të arrijnë të zmbrapsin rusët dhe t’i detyrojnë të largohen përfundimisht nga territori i tyre. /

Share This Article