Norvegjia në panik nga “Delta”, shtyn për herë të dytë vendimin për rihapjen përfundimtare

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Norvegjia shtyn përsëri afatin për rihapjen përfundimtare të ekonomisë së saj. Kjo është shtyerja e dytë, pasi për një kohë të gjatë vendi ka qëndruar i bllokuar për shkak të përhapjes së vazhdueshme të variantit “Delta” të Covid-19.

Ministri norvegjez i Shëndetësisë, Bent Hoeie deklaroi se një vlerësim i ri situatës së pandemisë së koronavirusit do të bëhet në mes të muajit gusht.

Masat që do të merren për të parandaluar përhapjen e COVID-19 përfshijnë baret dhe restorantet.

Qeveria në prill nisi një plan me katër hapa për të hequr gradualisht shumicën e kufizimeve të pandemisë dhe kishte përfunduar tre hapat e parë nga mesi i qershorit.

Më 5 korrik, kryeministrja Erna Solberg tha se hapi i katërt mund të vijë në fund të korrikut ose në fillim të gushtit më shpejt për shkak të shqetësimeve në lidhje me variantin e koronavirusit Delta.

Rreth 80% e të rriturve në Norvegji kanë marrë dozën e parë të një vaksine COVID-19 dhe 41% e të rriturve janë plotësisht të vaksinuar, sipas Institutit Norvegjez të Shëndetit Publik.

Falë masave qe u ndermoren ne menyre te menjehershme ne mars te 2020 dhe kufizimeve të rrepta që pasuan, kombi prej 5.4 milion njerëz ka parë një nga nivelet më të ulëta të vdekshmërisë në Evropë nga virusi. Janë rreth 800 norvegjezë që kanë humbur jetën nga Covid 19.

Share This Article