Norwichi i Rashicës ende pa pikë në Premier Ligë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Evertoni është kthyer te fitorja në Premier Ligë të shtunën pasi ka mposhtur në shtëpi Norwichin me rezultatin 2:0.

Golat për skuadrën e drejtuar nga trajneri, Rafael Benitez, u shënuan nga Andros Townsend në minutën e 29-të dhe Abdoulaye Doucoure në të 77-tën.

Sulmuesi kosovar, Milot Rashica, në këtë takim u inkuadrua në lojë në minutën e 69-të.

Evertoni pas kësaj fitoreje ka 13 pikë, derisa Norwichi mbetet pa pikë ende në Premier Ligë.

Share This Article