Norwichi i Rashicës mbetet ekipi i vetëm pa pikë në Premier Ligë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Norwichi nuk e ka shijuar fitoren e parë në Premier Liga as pas pesë ndeshjeve, duke u mposhtur në shtëpi nga Watfordi me rezultat 3:1.

Emmanuele Dennis në minutën e 17-të i dha epërsinë mysafirëve, para se Temmu Pukki të barazonte në të 35-n.

Por në pjesën e dytë, Watford realizoi dy gola përmes Ismaila Sarr (63’ 83’) dhe mori tri pikë tejet të rëndësishme.

Këtë takim e luajti për 88 minuta edhe futbollisti kosovar i Norwich, Milot Rashica.

Norwich është ekipi i vetëm që nuk ka asnjë pikë pas pesë xhirove të para në elitën angleze, ndërkohë Watfordi ka gjashtë.

Share This Article