Duhej të zëvendësonte një regjisor jetik për mesfushën e Interit si Calhanoglu në një ndeshje delikate dhe Kristjan Asllani ia doli më së miri. Mesfushori shqiptar bëri një ndeshje në kufinjtë e perfeksionit kundër Fiorentinës, e fituar 1-0 falë edhe tij që krosoi për golin e Lautaro Martinez. Në fund 22-vjeçari u vlerësua me notën 7, ndërsa sipas mediave në Itali, Inazghi ka tani një lojtar më shumë të cilit mund ti besoj nga fillimi. Vetë trajneri zikaltër pas ndeshjes me Fiorentinën, për Asllanin u shpreh:
“Asllani luajti shumë mirë dhe unë nuk kisha asnjë dyshim për të. Stërvitet mirë dhe është fat për një trajner të ketë një lojtar si ai pavarësisht se në të njëjtin rol luan edhe Calhanoglu. Nuk luante prej kohësh titullar, por interpretoi 95 minuta në mënyrë më të mirë. Të vetmin dyshim që kisha për të ishte në ver nëse do pranonte të qëndronte edhe një sezon si zëvendësues.”
Pavarësisht ndeshjes pozitive Asllani ishte me këmbë në tokë para mediave.
Ndiej se jam rrritur në lojë falë edhe shokëve të mi në skuadër që janë fantastikë. Më kanë ndihmuar çdo ditë dhe po përparoj në mënyrë konstante. Me Fiorentinën e dinim se ishte e vështirë, por duhet ti merrnim ato pikë me vete në shtëpi. Patëm shumë presion nga ekipi vendas por ia arritëm qëllimit. Kjo fitore do ta ndihmojë shumë në aspektin psikologjik kundër Juventusit,”-u shpreh Asllani.