Agius filloi të notonte të hënën nga ishulli Linosa dhe arriti në Ishullin Gozo të Maltës vonë të mërkurën, duke mbuluar një distancë prej 125.6 kilometrash për 52 orë pa u ndalur
Notari maltez, Neil Agius, notoi në një distancë prej 125.6 kilometrash për më shumë se 52 orë nga ishulli italian Linosa drejt Maltës.
Sipas lajmeve në mediat italiane dhe malteze, Agius filloi të notonte të hënën nga ishulli Linosa dhe arriti në Ishullin Gozo të Maltës vonë të mërkurën, duke mbuluar një distancë prej 125.6 kilometrash për 52 orë pa u ndalur.
Ndërsa Agius shoqërohej nga një ekip mbështetës prej 24 personash gjatë gjithë aktivitetit, notarit maltez iu dha ujë dhe ushqim i lëngshëm me mini-pushime çdo 29 minuta.
Pas një pushimi 10-orësh, 35-vjeçari Agiusi falënderoi mbështetësit e tij dhe u shpreh se ai ndjeu dhimbje muskulore dhe djegien e kripës së detit në gojën dhe hundën e tij.
Nëse noti i 34-vjeçarit miratohet nga organizatat përkatëse ndërkombëtare, do të përmirësohet rekordi i australianit, Chloe McCardle, i cili në vitin 2014 në Bahamas notoi 124.4 kilometra për 41 orë e 21 minuta nga ishulli Eleuthera deri në kryeqytetin Nassau.
Më tej, thuhet se Agius planifikoi të notonte 130 kilometra në fazën e parë, por e shkurtoi pak rrugën për shkak të dallgëve të detit.
Agiusi është ish-notar që përfaqësoi Maltën në Lojërat Olimpike të Athinës në vitin 2004 dhe është një trajner noti në vendin e tij. Ai gjithashtu punon për të tërhequr vëmendjen ndaj ndotjes së deteve.