Nuhiu firmosi shqipen në emblemat e policisë së Maqedonisë

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Më shumë se dy vite pas miratimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, Ministria e Punëve të Brendshme ka filluar të hedhë hapat e parë që emblemat në uniformat e policisë të jenë edhe në Gjuhën Shqipe.

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu përmes një postimi në rrjetet sociale informoi se ka nënshkruar aktet normative për zbatimin e dygjuhësisë në uniformat e policisë dhe të njëjtat do të  dorëzohen në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut. Se sa kohë do të nevojitet për zbatimin e plotë do të varet nga ekzekutivi, se kur do të japë dritë jeshile.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
“Përkatësisht, Dekreti për ndryshimin dhe plotësimin e Dekretit për Uniformat dhe  Emblemat  në uniformat e policisë e sjell Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Pasi dekreti të marrë dritë jeshile,  miratohet Rregullore për Ndryshim dhe Plotësim të Rregullores për mbajtjen, kohëzgjatjen dhe shpërndarjen e uniformave dhe emblemave të uniformave nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme.”

Në Dekretin që duhet të miratojë Qeveria potencohet se ky ndryshim vlen për Shkupin dhe komunat tjera ku së paku 20% e popullsisë flasin  gjuhën zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonase, duke u bazuar kështu në nenin 8, pika tre e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Ku thuhet:

 neni 8/3 Ligji për Përdorimin e Gjuhëve
“Në bazë të nenit 8, pika 3  të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve uniformat e policisë, zjarrfikësve, punonjësve shëndetësorë, në Shkup dhe komunat ku 20% e qytetarëve flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga ajo maqedonase, shkruhen në gjuhën maqedonase dhe alfabetin cirilik si dhe në gjuhën që flasin së paku 20% e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.”
Alsat siguroi përkthimin në gjuhën shqipe të disa njësiteve të forcave të policisë.

Pasi ky Dekret të Miratohet nga Qeveria, i njëjti do të hyjë në fuqi, 8 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare. Në bazë të nenit  23 të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve të gjitha institucionet KANË QENË TË detyruara që më së voni  1 vit nga hyrja në fuqi e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve,  të harmonizonin aktet normative për zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Deri tani numri i institucioneve që kanë shkelur këtë dispozitë është i lartë./Alsat/

Share This Article