Nuk anulohet takimi në Uashington, Grenell thotë se pala kosovare do të përfaqësohet nga Kryeministri Hoti

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Republikës së Kosovë, Hashim Thaçi, ka anuluar udhëtimin e tij drejt Washingtonit, pas ngritjes së aktakuzës nga Gjykata Speciale.

Lajmin e ka konfirmuar emisari i Trump, Richard Grenell, dhe vetë nga zyra e Thaçit në Prishtinë.

Megjithatë takimi i 27 qershorit nuk do të anulohet. Siç ka shkruar Richard Grenell, takimi në Uashington do të realizohet dhe Republika e Kosovës do të përfaqësohet nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

“Presidenti i Kosovës sapo më informoi që ai ka anuluar udhëtimin e tij drejt Washingtonit, pas aktakuzës që u bë publike nga Zyra e Prokurorit Special. Respektoj vendimin e tij për të mos marrë pjesë në takim derisa çështjet ligjore të atyre pretendimeve të zgjidhen”, ka shkruar Grenell.

Ai tutje ka thënë se takimi i të shtunës nuk do të anulohet, dhe se presidenti Vucic do të jetë në takim bashkë me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti.

“Ne shikojmë përpara drejt diskutimeve të së shtunës që do të drejtohen nga presidenti Vucic dhe kryeministri Hoti”, ka shkruar Grenell.

Share This Article