Gjatë raportimit në Komisionin e Medias në Kuvend ka pasur një debat mes drejtorit të RTSH-së, Alfred Peza dhe kryetarit të Këshillit Drejtues të RTSH-së, Leka Bungo.
Peza u shpreh se kur ka marrë drejtimin e RTSH-së e ka gjetur televizionin në zero, por Bungo reagoi ashpër duke mos e kursyer.
Bungo deklaroi se Peza është përgjegjës për gjithçka duke filluar nga shkarkimet dhe gjyqet e humbura.
Pjesë nga debati:
Bungo: Deklarata e drejtorit të përgjithshëm se gjatë 3 vjetëve e ka gjetur zero RTSH-në është jo vetëm jashtë logjike.
Peza: 3 vjet?
Bungo: Po, po! Është e incizuar
Peza: Si 3 vjet?
Bungo: Po, po, 3 vjet!
Peza: Unë nuk thashë fare.
Bungo: E përmende tani, e ke të incizuar. Ktheje mbrapsht!
Peza: Po ktheje pra ktheje?!
Bungo: Të kam thënë mos pusho njerëz nga puna se do fitojnë gjyqet e ti më ke thënë zero. Ti ke thënë s’ka fituar asnjë, unë po të jap dy emra që kanë fituar, njëri 30 milionë, tjetri 26 milionë.
Bungo: Këshilli drejtues paska qenë kot, erdhi ky të na shpëtojë ne?!
Peza: Jo, jo
Bungo: Si ai që bëhet Miss Shqipëria në Peqin!
Peza: Zoti kryetar, Miss Shqipëria mund të bëhet edhe në Elbasan…
Bungo: Jo, po në Peqin nuk bëhet.
Peza: Zoti kryetar, ju jeni dhe racist…
Bungo: Jo, unë jam humorist.