“Nuk e përballojmë dot blerjen e mishit janë paga të ulëta.” “S’kanë mundësi të marrin barna e jo më mish.”
“Rroftë gabi që vishemi.”
Prej muajsh nuk kanë konsumuar një vakt me mish, pulë apo peshk, nuk arrijnë të blejnë ilaçet apo të paguajnë qiranë por të pamundur dhe për të përballuar shpenzime të papritura. Kjo është shkalla e privimit material dhe përjashtimit social, që e rendit Shqipërinë një ndër vendet me përqindjen më të lartë të këtij treguesi në Europë.
Ndonëse këto problematika i vuajnë rreth 6.8% e popullsisë së Europës, në Shqipëri ky tregues që përfaqëson kufizimin e përdorimit të produkteve jetike, është 5 herë më i lartë, duke arritur në nivelin e 37%.
“Zakonisht mishin se marrim, peshk s’bëhet llaf fare.”
“Me 200 mijë lekë që marrë unë s’del asgjë, ushqimi qiraja etj. As për një kafe s’del.”
Ndonëse ushqimet janë baza, qytetarët shqiptarë privohen edhe në veshje, ngrohje apo edhe 1 palë pushime në vit.
“Disa kanë këpucë sa s’dinë sa kanë këta janë pakica ndërsa shumica kanë veshjet e stinës jo më shumë”, tha sociologu Zyhdi Dervishi.
“Ngrohja me kondicionerët ngrohëset e thjeshtë dhe me kohën e reduktuar se mos harxhojmë shumë, ose si ndesim fare shumë herë.”
“S’kemi mundësi të blejmë rroba të reja e këpucë të reja, vemi marrim te gabi shyqyr që i kemi.”
“Nuk kanë mundësi ti plotësojnë këto standarte.”
“Këtë jetesë kështu ne e përballojmë por më e vështirë bëhet për çiftet e reja.”
Janë 7 nga 13 kategori jetike të cilat nuk përballohen dot nga shqiptarët. Këtë fenomen të matshëm sociologët e konsiderojnë si një mangësi të strukturave drejtuese në orientimin e qytetarëve drejt tregut të punës dhe realizimit të të ardhurave.
“Nuk ka struktura të cilat merren me punësimin e njerëzve sistemin dhe orientimin e tyre. Shumë familje në Shqipëri detyrohen të lypin ndihma kur ndodhen në vështirësi”, shtoi Dervishi.
“Shumica e shqiptarëve ushqehen nën normat minimale që ka Evropa.” Në Evropë privimi material dhe social u rrit më shumë në 2023 ku kryeson Rumania me 19.8%, e ndjekur nga Bullgaria (18.0%), Greqia (13.5%), Hungaria (10.4%) dhe Spanja (9.0%). Ndërsa edhe pse në Shqipëri ky tregues ndonëse është ulur nga viti në vit përsëri qëndron mbi shtetet e tjera.