“Nuk derdhi asnjë pikë lot”, dëshmitarët rrëfejnë momentin kur nëna e Faton Hajrizit puthi në ballë të birin e vrarë nga serbët

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Trupi i pjetë i Faton Hajrizit, i cili u vra nga forcat policore serbe u kthye ditën e djeshme në Kosovë.

Trupi i tij prej ditësh ndodhej në morgun e Lloznicës dhe në orët e para të së premtes u kthye në Kosovë.

Avokati Arianit Koci pas kthimit në Prishtinë ka konfirmuar se kufoma është e Faton Hajrizit dhe ka bërë thirrje që të ndalen spekulimet.

Pasi është sjellë në Kosovë, në IML në Prishtinë është bërë autopsia dhe familjarët e kanë identifikuar trupin e pajetë të Hajrizit.

Nga autopsia ka rezultuar se ai ishte qëlluar nga largësia në kokë, këmbë dhe trup dhe se nuk ka pasur dëmtime të tjera në trup, përveç atyre të shkaktuara nga proceset biologjike.

Persona të afërt kanë folur për mediet në Kosovë dhe kanë rrëfyer edhe momentin kur nëna e të ndjerit ka hyrë në IML për të identifikuar trupin e djalit të saj.

“E puthi në ballë, bisedoi me të por nuk derdhi asnjë pikë loti. Ne të tjerët që ishim aty nuk u përmbajtëm”, tha burimi.

Faton Hajrizi do të varroset të dielën në Klinë të Skenderajt në orën 14:00.

Ai u vra nga forcat policore serbe pasi gjatë kohës që ishte në arrati pasi dyshohet se ka vrarë një polic të Serbisë.

Share This Article