“Nuk e dorëzojmë Kosovën”, në serbi vijojnë protestat kundër planit Europian për Kosovën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Me thirrjet “tradhti”, apo “serbët dhe rusët, vëllezër përgjithmonë”, qindra nacionalistë protestuan në Beograd kundër propozimit europian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Protesta, e cila u thirr në rrjetin rus, “Telegram”, nga organizata e ekstremit të djathtë, “Partia Popullore”, u zhvillua jashtë fakultetit të filozofisë.

Folësit në manifestim e prezantuan veten si student të fakulteteve të ndryshme të Beogradit. Protestuesit thanë se propozimi evropian nënkupton “fundin për Serbinë” dhe kërkuan ndaljen e menjëhershme të diskutimeve për te.

Ata u zotuan se nuk do të heqin dorë nga Kosova” dhe përdorën shprehje ofenduese ndaj Vuçiçit dhe shqiptarëve në Kosovë. Manifestuesit marshuan më vonë edhe në rrugët e Beogradit dhe u ndalën para ndërtesës së Radio televizionit të Serbisë. Edhe në këtë protestë u panë flamujt rusë dhe shkronja “Z”, që është simbol i agresionit rus në Ukrainë.

Share This Article