ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
Home UK

“Nuk e preka me dorë”, Cardi B dëshmon në gjyq për akuzat se sulmoi rojen e sigurisë

albnews by albnews
28 August, 2025
in UK
0
“Nuk e preka me dorë”, Cardi B dëshmon në gjyq për akuzat se sulmoi rojen e sigurisë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Cardi B nuk ka pranuar se ka sulmuar një roje sigurie, e cila po e akuzon për këtë.

Emani Ellis pretendon se reperja amerikane i çau faqen me thonjtë e saj 7,5 centimetër të gjatë dhe e pështyu pas një konflikti mes tyre jashtë një klinike gjinekologjike në vitin 2018 në Los Anxheles, e cila “e traumatizoi fort”.

RelatedPosts

Britania lëshon në qarkullim bankënotat me portretin e Mbretit Charlesi i Tretë

Britani e Madhe: Shkalla e lindjeve në nivelin më të ulët historik

EMRAT/ Fundoset banda shqiptare e narkotrafikut në Britani, dënohen me 28 vite burg 6 anëtarët

Gjatë dëshmisë në gjykatë, Cardi tha se Ellis e kishte filmuar dhe ndjekur kundër dëshirës së saj kur ajo kishte shkuar për t’u vizituar ndërkohë që shtatzëninë nuk e kishte bërë ende publike.

Këngëtarja tha se debatoi me Ellis, por mohoi që ta kishte sulmuar. “Nuk e preka. Ishte zënkë verbale, por nuk kaloi në fizike”, tha ajo. Më tej shtoi se kur doli nga ashensori, Ellis, e cila punonte si roje sigurie, i tha dikujt në celular se ajo ishte aty dhe më pas e ndoqi në korridor.

Cardi B vijoi duke thënë se Ellis po e xhironte me celular, i cenoi privatësinë dhe refuzoi të “tërhiqej”, para se të ndodhte “konflikti verbal”.

Ajo pranoi se e kishte fyer Ellis dhe i kishte thënë “t’i hiqej sysh”, duke shtuar: “Po i bërtisnim njëra-tjetrës.”

Avokati mbrojtës theksoi se këngëtarja “kishte frikë për fëmijën në bark” dhe e akuzoi Ellis se “kishte ndryshuar dëshminë”.

Kjo e fundit kishte thënë më parë se e kishte thirrur emrin e Cardi nga entuziazmi kur e kishte parë, por nuk i kishte thënë askujt se ajo ishte aty dhe as nuk e kishte filmuar. Ajo shtoi se reperja e akuzonte se ishte përpjekur të përhapte lajmin që ishte te mjeku, më pas i hodhi ofendime e fyerje dhe e sulmoi.

Një kirurg plastik dëshmoi se e kishte mjekuar Ellis për një shenjë “shumë të ndjeshme” në faqe, “me gjasë” të shkaktuar nga thonjtë, sipas ekzaminimit të parë të kryer në vitin 2022.

Ellis e paditi Cardi në vitin 2020 për sulm dhe shkaktim të qëllimshëm të stresit emocional, neglizhencë dhe burgim të rremë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Turqia arreston shefat e firmës së mbrojtjes ‘Assan Group’ në hetimin e spiunazhit ushtarak

Turqia arreston shefat e firmës së mbrojtjes ‘Assan Group’ në hetimin e spiunazhit ushtarak

28 August, 2025
Policia nis hetimin për një skemë investimesh piramidale, thirrje qytetarëve për kujdes

Policia nis hetimin për një skemë investimesh piramidale, thirrje qytetarëve për kujdes

28 August, 2025
“I pazakontë”, zbulohet dinozauri me gjemba gjigantë

“I pazakontë”, zbulohet dinozauri me gjemba gjigantë

28 August, 2025
Sali Berisha thirrje FBI-së: Zgjeroni hetimet për Sorosin dhe të birin deri në Shqipëri

Sali Berisha thirrje FBI-së: Zgjeroni hetimet për Sorosin dhe të birin deri në Shqipëri

28 August, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result