“Nuk ekziston më”, Rusia kërcënon një tjetër shtet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vazhdon përshkallëzimi i tensionit mes Moldavisë dhe Rusisë. Të dy vendet, pas shpërbërjes së ish-Bashkimit Sovjetik, kanë konflikte në disa rajone kufitare.

Tani, ish-presidenti rus Dmitry Medvedev trazon ujërat duke pretenduar se Moldavia “nuk ekziston më”. Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus është shprehur: “Një qenie enigmatike me emrin Recean (Presidenti moldav) raportoi se as presidenti i Rusisë dhe as autoritetet e tjera ruse nuk mund të hyjnë në vendin e tij, Moldavi. Por, Moldavia nuk ekziston më”.

Edhe zyrtarë të tjerë rusë kanë bërë deklarata të forta kundër Moldavisë.

“Është një shtet që po përpiqet të bëhet një vend jomiqësor me ne, me çdo kusht”, ka deklaruar zëdhënësi i presidencës ruse, Dmitri Peskov. Sipas Kremlinit, autoritetet moldave “devijojnë drejt rrugës së njohur rusofobike”.

Moldavia e ka ndaluar Presidentin rus, Vladimir Putin, që të hyjë në vend, së bashku me liderë të tjerë të lidhur me Kremlinin.

Share This Article