NUK ËSHTË AQ E VËSHTIRË (video)

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Adritik Lapaj Avokat- aktivist shoqeror

Nëse ujit i shton kripë, mos prit sherbet;

Nëse i bie murit me kokë, edhe 100 herë po t’i biesh mos prit të thyhet muri…do thyhet koka;

Nëse pret të ketë demokraci, mirëqenie, ide të reja, zhvillim duke mos lejuar garën, atëhere nuk është se nuk bëhet, thjesht nuk do ta bësh.

Bëhet, por duhet ta duash fëmijën më shumë se partinë!

Bëhet, por duhet ta duash dinjitetin më shumë se mishin e pjekur me para harram!

Bëhet, por duhet ta duash shëndetin më shumë se shefin!

Bëhet, por duhet të mos komandohesh nga zorra e trashë por nga vizioni, ëndrrat, truri…zemra!

Bëhet, por duhet të luftosh para se të ikësh në emigrim në 2023!

Bëhet, por duhet të kesh guxim mos t’i shpërndash me urdhër nga shefi statuset e shefit të shefit!

Bëhet, por duhet t’i fusësh duart në gurmaz kujtdo guxon e të kërcënon në emër të partisë!

Copyright: Qëndresa Qytetare

Gazetare: Kriselda Dedndreaj.

Share This Article