Nuk është mision i pamundur! Tom Cruise dhe Sofia Vergara sërish çift?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ai nuk mendon se kjo romancë është… Mision i pamundur. Tom Cruise thuhet se dëshiron të kthehet së bashku me partneren e tij të dikurshme Sofia Vergara, pas ndarjes së kësaj të fundit nga bashkëshorti Joe Manganiello.

Ylli 61-vjeçar i “Top Gun” pati një romancë të shkurtër me Vergara-n në vitin 2005, pak para se të binte në dashuri me Katie Holmes.

Ata kaluan një kohë të veçantë së bashku, duke festuar në Hollywood Hills dhe duke u argëtuar krah njëri-tjetrit.

 “Sofia nuk po tregonte shenja se donte diçka afatgjatë në atë kohë, kështu që lidhja përfundoi miqësisht dhe ata mbetën miq,” tha një burim, për revistën britanike Heat, sipas The Mirror.

Share This Article