‘Nuk është mjaftueshëm inteligjent’/ Guardiola e mori për ta zëvendësuar Rodrin, tani e sheh vetëm si mbrojtës krahu

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pep Guardiola ka vendosur të transformojë Matheus Nunesin nga mesfushor në mbrojtës të krahut, një vendim që ka shkaktuar debate.  

Braziliano-portugezi i blerë me 62 milionë euro për të zëvendësuar Rodrin, po përshtatet me një rol të ri në Manchester City, pasi sipas trajnerit Pep Guardiola, ai nuk është mjaftueshëm inteligjent. Ai e kishte ofruar lojtarin si zëvendësim për Rodrin.  

“Ai mund të bëhet një mbrojtës i djathtë i mirë për shkak të fizikut të tij. Unë mendoj se ai nuk është një lojtar për të luajtur në qendër, sepse ai nuk është mjaftueshëm inteligjent dhe nuk ka qetësinë e nevojshme”, deklaroi Guardiola për Matheus Nunes pas barazimit 0-0 kundër Manchester United. 

Guardiola mbrojti vendimin e tij për të transferuar në krah Matheus Nunes, i cili është 26 vjeç dhe ka luajtur 26 ndeshje për Portugalinë. 

“Ai ka aftësi të jashtëzakonshme dhe po mëson shumë. Ai e ruajti Bruno Fernandezin mirë, kishte dy ose tre harkime. Ai di të luajë në atë pozicion dhe ka ndihmuar shumë”. 

“Kur e nisëm sezonin dhe thashë se do të luanim me Matheusin në krahun e djathtë dhe Nico O’Reilly në të majtën, ju më thatë”, deklaroi Guardiola. 

Matheus Luiz Nunes lindi në Rio de Janeiro (Brazil) më 27 gusht 1998 dhe në moshën 12 vjeçare u transferua në Ericeira në Portugali. 

“Jam rritur pa baba. Jetoja në një favelë dhe kam pasur një fëmijëri shumë të vështirë. Nuk e mendoja se do të bëhesha lojtar… Në pastiçeri fillova të marr përgjegjësi dhe kuptova se ka rregulla për t’u ndjekur”, shpjegoi ai në një intervistë për ‘Record’ . 

Ai filloi të luante futboll për Ericeirense ndërsa ndihmonte në furrën e familjes dhe më vonë nënshkroi për Grupo Desportivo Estoril Praia. 

Në janar 2019 ai nënshkroi për Sporting dhe në qershor 2022 u transferua te Wolverhampton Wanderers në Ligën Premier.

Share This Article