Britania e Madhe nuk mendon se është praktike të furnizojë me avionë luftarakë në Ukrainë, ka thënë ditën e sotme një zëdhënës i kryeministrit Rishi Sunak.
“Ne besojmë se nuk është praktike të dërgohen avionët në Ukrainë”, citoi Reuters të thoshte zëdhënësi, i cili shtoi se do të vazhdojnë diskutimet me aleatët për të gjetur një qasje të duhur në këtë situatë.
Sipas zëdhënësit, “aeroplanët luftarakë britanikë janë jashtëzakonisht të sofistikuar dhe kërkojnë muaj për tu mësuar se si të drejtohen”.
Presidenti amerikan Joe Biden tha të hënën se Uashingtoni nuk ka ndërmend të dërgojë avionë luftarakë F-16 në Ukrainë, ndërsa të martën, zëvendësministri polak i mbrojtjes Wojciech Skurkiewicz tha se tema e dorëzimit të mundshëm të avionëve F-16 të Forcave Ajrore Polake në Ukrainë nuk po shikohet në nivel zyrtar.
Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius kanë thënë vazhdimisht se Gjermania nuk po planifikon të furnizojë Ukrainën me avionë luftarakë.