Nuk është thjeshtë një ndeshje futbolli, tifozët ndërpresin supersfidën e javës në Europë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ajax-Feyenoord nuk është asnjëherë thjeshtë një ndeshje futbolli. Rezultati 0-3 në favor të mysafirëve acaroi tejmase tifozët e vendasve nga Johan Cruijff Arena (Amsterdam), të cilët shkaktuan ndërprerjen e ndeshjes 2 herë në pjesën e parë, pasi filluan të hidhnin fishekjzarre në fushë.

Feyenoord kaloi në epërsi me tre gola brenda 37 minutave, me përformancën e Ajaxit që ishte për t’u harruar.

Megjithatë, telashet rifilluan në pjesën e dytë dhe loja vazhdoi deri në minutën e 55-të përpara se arbitri te ndërpriste përfundimisht ndeshjen. Natyrisht, vendimi erdhi në bazë të rregullave, pasi ishte hera e 3-të që tifozët hidhnin flakadanë në fushë.

Arbitri holandez Gozubuyuk S., me mjaft disiplinë vendosi rregull në fushën e lojës, por ishte e pamundur të sigurohet vazhdimi normal i një ndeshje futbolli.

Fati i sfidës nuk është vendosur ende dhe me interes të madh pritet të shihet se kur do luhet pjesa e mbetur e takimit. Ajax, një nga klubet me më shumë trofe në Holandë e sheh veten të rënditur në vendet e fundit.

https://streamja.com/embed/1PpM2

Share This Article