“Nuk jam naiv si Millosheviçi!”, Vuçiç: Fushatë e egër kundër Serbisë, Kosova si Groenlanda?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Ne duam Republikën Srpska dhe nuk turpërohemi ta themi”. Kshtu tha presidenti serb Aleksandër Vuçiç, një ditë pasi dënoi sulmin amerikan në Venezuelë si rënie të rëndit ndërkombëtar.

“Në përputhje me të gjitha marrëveshjet, përfshirë Marrëveshjen e Dejtonit, ne do ta ruajmë gjuhën tonë, shkrimin serb dhe të gjitha lidhjet e tjera”, tha Vuçiç gjatë inaugurimit të një spitali në Trebinje të Republikës Serbska ne Bosnje dhe Hercegovinë.

Vuçiç tha se një fushatë kundër Serbisë po zhvillohet jo vetëm në Prishtinë, por edhe Zagreb dhe Podgoricë.

“Unë nuk jam Slobodan Millosheviç. Nuk jam as budalla dhe as naiv t’ju besoj”, tha ai në lidhje me përpjekjet për ta rrëzuar nga pushteti.

Ai ngriti pyetjen se çfarë do të thoshin shumë njerëz nëse SHBA merrnin Groenlandën dhe çfarë do të ndodhte me Kosovën.

Share This Article