Në fjalimin drejtuar kombit për situatën në Ukrainë, presidenti Emmanuel Macron qetësoi francezët duke thënë “në nuk jemi në luftë me Rusinë”.
Kreu i Elysee shtoi se lufta kundër Ukrainës që ka shpërthyer 7 ditë më parë ka krijuar një krisje në Europë.
Macron shtoi se është shumë e rëndësishme mbajtja e kontakteve të vazhdueshme me presidentët Putin dhe Zelensky.
Ai tregon se gjatë bisedimeve me Putin është përpjekur ta bindë atë të heqë dorë nga armët dhe të parandalojë përhapjen e konfliktit.