Një burim i njohur me bisedimet mbi fatin e pengjeve të marra nga Hamasi i ka thënë BBC-së se diskutimet po zhvillohen për lirimin e 12 pengjeve, gjysma e tyre amerikanë, në këmbim të një pauze humanitare tre ditore.
Sipas burimit, ka mosmarrëveshje për kohëzgjatjen e pauzës dhe për situatën në veri të Gazës.
Megjithatë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka shuar të gjitha zërat duke iu referuar këtyre raporteve, ndërsa shtoi se nuk do të ketë një armëpushim, pa lirim pengjesh.
“Unë do të doja të shuaja të gjitha llojet e thashethemeve të rreme që po dëgjojmë nga të gjitha llojet e drejtimeve dhe të përsëris një gjë të qartë: nuk do të ketë armëpushim pa lirimin e pengjeve tanë,” tha Netanyahu, në komentet e raportuara nga AFP..
Si kujtesë, një armëpushim nuk është saktësisht i njëjtë me një pauzë humanitare.
Pauzat humanitare priren të zgjasin për periudha të shkurtra kohore dhe zakonisht zbatohen thjesht me qëllime humanitare – ndërsa armëpushimet synohen të jenë më afatgjata, siç shpjegon OKB-ja këtu ..
Të martën, Netanyahu foli për kanalin amerikan ABC News për mundësinë e pauzave humanitare.
“Për sa i përket pauzave të vogla taktike – një orë këtu, një orë atje – i kemi pasur më parë. Unë supozoj se do të kontrollojmë rrethanat, në mënyrë që të mundësojmë hyrjen e mallrave, mallrave humanitare ose pengjeve tona”, tha ai.