“Nuk ka arsye për të ndryshuar udhëzimet për punën nga shtëpia në Mbretërinë e Bashkuar”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këshilltari kryesor shkencor i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Patrick Vallance ka thënë se ai mendon se nuk ka asnjë arsye për të ndryshuar këshillat e qeverisë për të punuar nga shtëpia.

Duke folur këtë pasdite para Komitetit të Shkencës dhe Teknologjisë në Parlament, Sir Patrick tha se masat aktuale të distancimit shoqëror ishin “të rëndësishme” dhe se puna nga shtëpia mbetet “një mundësi krejtësisht e mirë”.

Ai shtoi se nuk mendonte se puna nga shtëpia ishte e dëmshme për produktivitetin dhe përfundoi duke thënë se ai nuk sheh “asnjë arsye për ta ndryshuar atë”.

Kjo vjen kur Kryeministri Boris Johnson than ë konferencën për shtyp të premtes se ka vendosur të heqë udhëzimet e punës në shtëpi në një përpjekje për të inkurajuar njerëzit të kthehen në zyra që të zhvillohet më tej ekonomia./BBC

Share This Article