“Nuk ka kohë për të humbur”, ambasadori i BE-së takon kryenegociatoren Dhuka: Kemi nevojë për lidership të fortë politik! Evropa është këtu

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato thotë se ka pritur në një takim ministren e Shtetit dhe kryenegociatoren e Shqipërisë për procesin e Integrimit, Majlinda Dhuka. Në një reagim në X, Gonzato tregon edhe sfidat përpara Shqipërisë.

“Nuk ka kohë për të humbur! Përshpejtimi i reformave të lidhura me BE-në 🇪🇺 nga Shqipëria 🇦🇱 duhet të jetë fokusi ynë i përbashkët pas procesit të suksesshëm të shqyrtimit analitik të legjislacionit. Ky ka qenë mesazhi kryesor që i përcolla Ministres së Shtetit dhe Kryenegociatores Majlinda Dhuka gjatë takimit të djeshëm. Për këtë ne kemi nevojë për lidership të fortë politik, një administratë publike solide dhe një angazhim proaktiv me të gjithë aktorët. #EvropaËshtëKëtu për të ndihmuar Shqipërinë t’ia dalë me sukses kësaj sfide,”, shkruan ambasadori i BE-së Silvio Gonzato në X.

Share This Article