Nuk ka kompromis për Tajvanin!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kina dhe SHBA kanë militarizuar komunikimin e tyre publik rreth ishullit të Tajvanit. Presidenti amerikan, Joe Biden, ka deklaruar se SHBA do të mbrojë ishullin nëse ai sulmohet nga Pekini dhe kjo deklaratë është komentuar nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Wang Wenbin sipas të cilit qëndrime të tilla nga SHBA nuk lënë vend për manvorim.

Kur vjen pun ate çështjet e lidhura me sovranitetin e KInës dhe integritetin territorial dhe të tjera interesa bazë, nuk ka vend që Kina të bëjë kompromis apo koncesione dhe askush nuk duhet të nënvlerësojë vendosmërinë, vullnetin dhe aftësinë e popullit kinez për të mbrojtur sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial

ka thënë ai.

Ky është episodi i radhës i një konflikti që zgjat me vite dhe që është riaktualizuar për shkak të fuqizimit të Kinës që e quan Tajvanin “pjesë të patjetërsueshme të territorit kinez dhe çështje të pastër të punëve të brendshme të Kinës”.

Share This Article