Nuk ka ndonjë plan të veçante që Pogba të bëjë iftar gjatë ndeshjes ndaj Liverpoolit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Trajneri i Manchester Unitedit, Ralf Rangnick, ka thënë se nuk është bërë ndonjë plan për t’ia lejuar Paul Pogbas prishjen e agjërimit gjatë derbit të Ligës Premier kundër Liverpoolit.

Të martën mbrëma, Djajtë e Kuq udhëtojnë në Anfield për ta zhvilluar ndeshjen shumë të rëndësishme për të dyja skuadrat – vendasit konkurrojnë për titull, kurse mysafirët për top-katërshe.

Për shkak të Ramazanit, Pogba do të jetë duke agjëruar, ndërsa iftari është gjatë kohës kur zhvillohet ndeshja.

Megjithatë, trajneri i Unitedit ka thënë se nuk është bërë ndonjë plan që do t’ia lejonte francezit prishjen e agjërimit derisa sfida është duke u luajtur.

 “Si lojtar, si një profesionist, ai është mësuar me këto. Nuk kam biseduar me të në lidhje me këtë gjë, kjo nuk do të ndikojë në performancën e tij. Sa e di unë, ai agjëron, por siç thash, nuk kam folur personalisht me të në lidhje me këtë”.

“Kam pasur edhe disa futbollistë të tjerë (që kanë agjëruar). Po ashtu, e di së paku një lojtar të Liverpoolit që ka qenë lojtar i imi, i cili po ashtu është duke agjëruar. Ibrahim Konate, prandaj edhe ai do ta kishte problemin e njëjtë”, ka thënë trajneri i Unitedit në një konferencë për shtyp.

Strategu gjerman njëherësh i ka hedhur poshtë sugjerimet se Ramazani po ndikon në lojën e mesfushorit. 29-vjeçari ishte zëvendësuar në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Norwich Cityt (3-2) të shtunën dhe ishte fishkëllyer nga tifozët.

 “Jo, thjesht mendova se ishte momenti i duhet për të sjell freski dhe lojtarë të freskët. Po ashtu, kishte të bëjë edhe me rezultatin në atë çast, por nuk kam menduar për Ramazanin apo gjëra të ngjashme”, ka sqaruar Rangnick.

Share This Article