Nuk ka paqe për Putin, pas Armenisë dhe Azerbajxhanit, tensionohen dy vende të tjera ish-sovjetike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vladimir Putin ende nuk ka tretur shijen e hidhur të disfatës në rajonin  e Kharkivit, ku forcat ruse janë sprapsur me dhjetëra kilometra nga ofensiva ukrainase, por re të tjera të zeza po i afrohen në kufijtë e Rusisë.

Pas tensioneve midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, që sipas Yerevanit i kanë kushtuar jetën 49 personave, dy ish-vende sovjetike të tjera kanë filluar të konfliktohen.

Bëhet fjalë për Kirgizistanin dhe Taxhikistanin, që përjetuan dje një incident kufitar. Rojet kufitare taxhike akuzojnë kolegët kirgizë se kanë hapur zjarr drejt tyre, duke vrarë një prej tyre. 

Nuk është incidenti i parë ndër vite midis dy vendeve aziatike aleatë të Putin dhe strategjikë për pozicionin e tyre kufitar me Kinën si dhe për vendndodhjen e burimeve energjetike, arsye për të cilën Moska mban ende aty bazat e saj ushtarake.

Share This Article