Hetimi rus provoi se nuk ka pasur bashkëpunim mes Donald Trump dhe Rusisë, për të ndikuar në presidencialet e vitit 2016, deklaroi sot ministri amerikan i Drejtësisë.
“Falë hetimit rigoroz të prokurorit special, ne e dimë që agjentët rusë që kanë zhvilluar këto përpjekje nuk kanë pasur bashkëpunimin e Trump, apo të anëtarëve të ekipit të fushatës”, tha Bill Barr gjatë një konference për shtyp në kuadër të publikimit të raportit përfundimtar të Robert Mueller./ATSH/