Nuk ka qetësi në Gjermani, pengmarrje në Dresden, policia neutralizon autorin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjermania u trondit ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë, teksa në qytetin e Dresden është regjistruar një pengmarrje brenda një qendre tregtare.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forca të shumtë speciale gjermane u nisën në vendin e ngjarjes, ndërsa vetëm pak minuta më vonë autoritetet njoftuan se se situata ishte vënë nën kontroll dhe se pengmarrja kishte marrë fund, ndërsa personat e marrë peng ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas kreut të policisë së zonës, është bërë i mundur vënia në pranga e autorit përgjegjës, një 40-vjeçar. Transporti publik dhe trafiku u kufizuan gjithashtu për shkak të operacionit të policisë dhe tregu i famshëm i Krishtlindjeve “Striezelmarkt” u mbyll.

Mediat gjermane njoftojnë se, policia gjeti një grua të vdekur në një ndërtesë apartamentesh në zonën Prohlis të Dresdenit, në atë që ata dyshojnë se ishte një vrasje e lidhur me operacionin.

Incidenti vjen pasi siguria është zhvendosur në fokus në Gjermani, pasi hetuesit në fillim të kësaj jave prishën një komplot të ekstremit të djathtë për të rrëzuar qeverinë gjermane dhe për të vendosur një aristokrat si udhëheqës të një shteti të ri.

Share This Article