• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Tuesday, July 1, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Nuk ka rëndësi nga vijnë paratë e Berishës,  po ç’efekt kanë në Uashington

Nuk ka rëndësi nga vijnë paratë e Berishës,  po ç’efekt kanë në Uashington

by albnews
28 April, 2025
in Albania, Opinion
0
15
VIEWS

Nga Andi Bushati

Publikimi i një kontrate marramendëse me një kompani lobimi shumë pranë presidentit Trump, në favor të Partisë Demokratike, ka nxjerrë nga shishja të gjithë djajtë e pushtetit në Tiranë. Disa ngrejnë zërin për shkelje të ligjit të financimit të partive, një palë tjetër po bërtet për çjerrjen e maskës së milionerit Berisha, ka prej tyre që hedhin dyshime nëse janë vërtet emigrantët në SHBA donatorë të kësaj marrëveshje dhe ka nga ata që shkojnë përtej, duke folur për prishje të ekuilibrit në zgjedhje.

Fatkeqësisht në këtë lojë të dirigjuar nga pallati i kryeministrisë, ka hyrë në mënyrë të vrazhtë, të shëmtuar, pse jo servile edhe SPAK. Pa pasur kohë të njihet zyrtarisht me dokumentacionin, Prokuroria Sepeciale, që nuk ka dalë ende me një konkuzion për paratë shqiptare me të cilat u pagua McGonigal, ka nxituar ti bëjë jehonë kësaj zhurme mediatike duke shpallur se ka nisur verifikimet për kontratën e lobimit.

Kuptohet lehtë se e gjithë kjo rokopujë është e nxitur nga frika se mos i jepet fund fabulës së mbajtur gjallë me miliarda, asaj që e ka vizatuar Sali Berishën si një armik të Amerikës.

Por, për një çast, le të imagjinojmë të kundërtën. Le ti marrim si shqetësime rale ato që thuhen për paratë e zeza që furnizojnë opozitën, për shkeljen e ligjit të financimit të partive dhe atë të lobimit të paligjshëm në SHBA. Pra le të mendojmë për një moment se versioni që jep PD-ja, se burimi i 6 milion USD-ve janë patriotët “shqiptaro-amerikanë” është i gënjeshtërt. Po pastaj?

Edhe vetë, personalisht, dyshoj se kjo mund të jetë një alibi dhe se për të arritur tek një marëveshje që i shpie direkt e në paradhomën e zyrës ovale, Sali Berisha dhe të tijët e kanë tendosur ligjin si llastik.

Por ama, thënë këtë, jam i bindur se edhe në qoftë kështu edhe nëse i ka rënë nga “rruga e shkurtër”, opozita ka qenë e dënuar të sillej në këtë mënyrë. Pasi ajo garon në të njëjtën fushë loje ku rivali i saj kryesor përdor të njëjtat armë dhe të njëjtat metoda.

A mund ti kërkohej një force politike të sillej ndryshe, kur tashmë jemi të bindur se për shpalljen “non grata” të liderit të saj janë shpenzuar shumë energji dhe para nga Tirana? A mundet ti kërkohet të shtiret si virgjëreshë, kur tërë bota e ka marrë vesh se si u rekrutua agjenti më i lartë i FBI-së, për të mbajtur në këmbë fabulën e një partie anti prerndimore, që ushqehej me para ruse? Ç’metoda të tjera mund të përdoren për të shmangur precedentë si ato kur sekretari i shtetit nxiton ta konsiderojë një masakër elektorale, si një fitore historike? Si mund të parandalohen deklarata alla Blinken se Rama është një “kryeministër shumë i mirë” dhe “udhëheqës i shquar”? Si mund të mos përsëriten qëndrimet putaneske të Yuri Kim, që dilte e bënte fushatë kundër një force politike dhe i kërcënonte militantët e saj se do të hanin bar?

Nëse në Uashington janë përdorur metoda përtej ligjit dhe shumë dollarë për të lënë Ramën të vetmin faktor në fushë, qëllimi i opozitës vendase nuk mund të jetë rrgullimi apo pastrimi i Amerikës, por rikthimi i ekuilibrave në terrenin e saj të lojës. Ajo duhet të bëjë gjithçka, që as mos lejojë më persekutime të kundërshtarëve të regjimit e as njohje të zgjedhjeve farsë.

Pra në këtë këndvështrim, ka një çështje më të rëndësishme se ajo që trumbetojnë borizanët e pushtetit, të cilët shqetësohen për burimin e parave të lobimit. Problemi përpara se të shihet tek origjina e pastër apo e errët e tyre, qëndron tek efekti që ato do të kishin për të ndaluar projektin e një diktature shqiptare me bekim amerikan.

Pikërisht kjo është pasoja tronditëse e zbulimit të kontratës me “Continental Strategy” e cila, falë lidhjeve që ka me pushtetin e ri në Uashington, mund ti shpjerë shqetësimet për autokracinë tonë direkt e në zyrën e sekretarit të shtetit, Marco Rubio apo atë të shefes së kabinetit të Trump, Susi Wiles. Teorikisht, pas kësaj, për herë të parë në një dekadë, opozita ka mundësinë të trokasë në ato koridore ku dikur depërtonte vetëm versioni i Edi Ramës.

Kjo dhe jo origjina e fondeve, është risia e asaj që ka ndodhur. Për të vërtetuar këtë mjafton vetëm një fakt: se zhurma po bëhet nga propogandistët dhe spakistët e rilindjes, të cilët nuk janë shqetësuar kurrë më parë se cili qe burimi i dollarëve që paguan McGonigalin. Të gjithë ata që kanë miratuar të njëjtat metoda për zhdukjen e Berishës dhe asgjesimin e opozitës, tani i bëjnë këtyre moral duke i këkruar të kthejnë faqen tjetër. 

Ata janë në ankth vetëm për një gjë, se mos falë kësaj lidheje të re i jepet fund gogolizimit të një opozite anti-amerikane që u lejoi atyre të vidhiin votat dhe pasuritë e këtij vendi.

Kjo trajektore duhej ndërprerë qoftë edhe me rrugë ekstra ligjore. Prandaj ka rëndësi marrëveshja me firmën e Carlos Trujillos, Katie Wiles dhe Alberto Martinezit. Nëse falë asaj që ata do të përfitojnë, Uashingtoni nuk do të jetë më i gatshëm të njohë zgjedhje farsë apo të vijojë me teorinë e persekutimit të kundërshtarëve të regjimit në këtë vend, kjo do të ishte një e mirë për të gjithë shqiptarët. Madje ajo do të ishte prapë e tillë, qoftë edhe po qe se arrihej me para që su’a dimë origjinën.

Previous Post

Vdes një nga luftëtarët e hershëm të UÇK-së

Next Post

6 mln dollarë për të hequr non grata-n e Berishës – PD: Duhet të thyejmë rrethimin ndërkombëtar

albnews

albnews

Related Posts

Shqipëria drejt prodhimit të dronëve dhe armatimeve luftarake
Albania

Shqipëria drejt prodhimit të dronëve dhe armatimeve luftarake

1 July, 2025
Deputeti britanik pranon ftesën e Ramës: Do të vij në Shqipëri
Albania

Deputeti britanik pranon ftesën e Ramës: Do të vij në Shqipëri

1 July, 2025
Rama i gjen punë vetes, tani bëhet dhe piktor digjital, publikon montazhin me Nigel Farage buzë detit
Albania

Rama i gjen punë vetes, tani bëhet dhe piktor digjital, publikon montazhin me Nigel Farage buzë detit

1 July, 2025
Next Post
6 mln dollarë për të hequr non grata-n e Berishës – PD: Duhet të thyejmë rrethimin ndërkombëtar

6 mln dollarë për të hequr non grata-n e Berishës – PD: Duhet të thyejmë rrethimin ndërkombëtar

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Shaip Kamberi, deputeti i vetëm shqiptar bojkoton punimet në Parlamentin e Serbisë – jep të gjitha arsyet

Shaip Kamberi, deputeti i vetëm shqiptar bojkoton punimet në Parlamentin e Serbisë – jep të gjitha arsyet

1 July, 2025

Guardiola e dëshiron këtë portier të shkëlqyer te Man City

1 July, 2025
“Foleja e vampirëve” në Beograd? Atje ku dikur raportoheshin vdekje misterioze

“Foleja e vampirëve” në Beograd? Atje ku dikur raportoheshin vdekje misterioze

1 July, 2025
Eliminohen Inter dhe Manchester City

Eliminohen Inter dhe Manchester City

1 July, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    5024 shares
    Share 2010 Tweet 1256
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2522 shares
    Share 1009 Tweet 631
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1940 shares
    Share 776 Tweet 485
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1855 shares
    Share 742 Tweet 464
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1718 shares
    Share 687 Tweet 430
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM