“Nuk ka sinjale që Rusia po konsideron përdorimin e armëve bërthamore”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Aktualisht nuk ka sinjale se Rusia po konsideron përdorimin e armëve bërthamore në luftën në Ukrainë. Ashtu si shërbimet amerikane të zbulimit, edhe inteligjenca britanike vlerëson se për momentin nuk janë vërejtur aktivitete të dyshimta që të sugjerojnë një masë të tillë dramatike.

Kreu I Agjencisë së Inteligjencës Kibernetike dhe të sigurisë, Jeremy Fleming, paralajmëroi se çdo diskutim për armët bërthamore është shumë i rrezikshëm dhe duhet treguar kujdes. “Mendoj se putin është i shqetësuar për rreziqet e përshkallëzimit dhe pavarësisht mënyrave të neveritshme që po përdor në këtë luftë, po qëndron brenda doktrinës sa i përket armëve bërthamore”, deklaroi Fleming.

Sipas tij Rusia është e dëshpëruar dhe kjo mund të shihet në shumë nivele të shoqërisë dhe makinerisë së luftës. Por megjithatë, shton ai, sulmet me raketa rreth Ukrainës tregojnë se Moska është ende shumë e aftë për të shkaktuar dëme.

Share This Article