Nuk ka surpriza në ‘Air Albania’, mbyllet me rezultatin 0-0 ndeshja e Kombëtares kundër Çekisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ka përfunduar me rezultatin 0-0 sfida mes Kombëtares Shqipëtare të Futbollit dhe Çekisë, e luajtur në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë, e vlefshme për Nations League.

Në portë për Kombëtaren shqiptare luajti Strakosha, në mbrojtje Balliu, Ismajli, Ajeti dhe Mitaj, në mesfushë Asllani, Ramadani, Laçi, Bajrami dhe Asani në ndihmë të Tucit në qendër të sulmit.

Para takimit, Tifozat Kuq e Zi, grupimi që ndjek prej dy dekadash skuadrën kombëtare në çdo ndeshje brenda dhe jashtë fushës, realizuan një spektakël të vërtetë me fishekzjarrë si dhe bënë një parakalim madhështor drejt stadiumit.

Megjithëse me një stadium me kapacitet të plotë, kuqezinjtë nuk arritën dot të fitonin ndeshjen dhe të merrnin 3 pikë.

Share This Article