Nuk ka vend më të mirë për Brojën se në Southampton

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Emri i Armando Brojës është lakuar shumë kohët e fundit, pasi janë disa klube që interesohen për shërbimet e sulmuesit të kombëtares shqiptare që është i huazuar te Southampton.

Trajneri i “Shenjtorëve”, Ralph Hasenhuttl, ka qenë i qartë së fundmi për të ardhmen e Brojës, duke i thënë se është në skuadrën e duhur për t’u rritur.

Ai e di se sa e rëndësishme është për të që të luajë vazhdimisht. Këtu atij i jepet ky shans dhe ka treguar se përshtatet me mënyrën tonë të lojë. Ka shumë shembuj ku lojtarët pas ndryshimit të klubit nuk kanë bërë të njëjtat paraqitje si me ne. E rëndësishme është që ai e di këtë gjë, sikurse edhe agjenti. Ne kemi një marrëdhënie të mirë me Chelsea dhe jemi në kontakt. Ai është lojtari i tyre. Ne jemi përpjekur ta rritim këtu dhe mendoj se e kemi bërë. Nëse ata mendojnë se duhet ta bëjmë këtë edhe një vit tjetër dhe nuk duan ta shesin në verë, atëherë nuk ka vend më të mirë për Brojën”, ka thënë trajneri i Southampton.

Share This Article