Mauro Icardi do të largohet nga PSG në këtë merkato, por ende nuk dihet skuadra ku do të luajë në sezonin e ri.
Trajneri i kampionëve të Francës, Galtier i ka bërë të ditur sulmuesit argjentinas se nuk e ka në planet për sezonin e ri dhe për këtë arsye duhet të gjejë një skuadër të re.
Sipas asaj që raporton “Tyc Sports”, interes për shërbimet e Icardit, kanë shfaqur Manchester United dhe Galatasaray. Të dyja këto skuadra janë në kërkim të një sulmuesi dhe kanë piketuar argjentinasin.
Dy klubet në fjalë, kanë bërë një propozim, për ta afruar sulmuesin në huazim me të drejtë blerje, diçka që nuk pranohet nga PSG, pasi duan të shesin përfundimisht.