“Nuk kam konflikt me askënd”, Xhelal Mziu flet pas shpërthimit me lëndë plasëse

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një shpërthim me tritol ka ndodhur pranë banesës së deputetit demokrat Xhelal Mziu. Lënda plasëse ishte vendosur në murin rrethues të banesës.

Lidhur me ngjarjen, Mziu është shprehur se nuk ka konflikt me asnjë person dhe nuk dyshon te dikush. Deputeti demokrat ka deklaruar se në momentin që ka ndodhur shpërthimi, ka qenë në banesë bashkë me bashkëshorten e tij.

Nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Autoritetet janë duke shqyrtuar pamje nga kamerat e sigurisë si dhe po marrin dëshmi nga banorët e zonës për çdo lëvizje të dyshimtë para apo pas shpërthimit.

Share This Article