Një ditë më parë ka nisur shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët, por sërish këta të fundit kanë paralajmëruar protesta. Në studion e “Dita Jonë” pensionisti Vladimir Dushniku, tha se ky vendim është konkluzioni i qëndrimeve harbute të kryeministrit. Sipas tij qeveria ka krijuar një regjim kriminal antipopullor.
“Nga këto 5 javë protesta kemi dalë në konkluzionin që kemi një qeveri që ka krijuar regjimi kriminal antipopullor. Vendimi i qeverisë për bonusin e fundvitit është konkluzioni i qëndrimeve harbute që ka mbajtur Rama me pensionistët. Nuk guxoi të takohej me ne, por organizonte antiprotesta me ata që nuk ankohen dhe kanë interes atë zgjidhura. Popullit thotë pyet të vuajturin jo te diturin. Kur ti mua nuk më përfill ku është demokracia? Ky është regjim antipopullor. Nuk ka bërë vaki të protestojnë pensionistët dhe një kryeministër mos të dërgojë pastruesen e të takohet me ne, por takohet me të tjerë që nuk kanë probleme, kujt i duhet kjo?”
Sipas tij, Rama bën pazar me bukën e pensionistëve, ndërsa shprehet se edhe kafen nuk e ka pirë, pasi nuk i del deri sa të vijë data e pensionit.
“Ky nuk dëgjon çfarë hallesh kemi ne. Unë sot nuk kam pirë kafe se nuk më del. Po pres të vijë data të marr pensionin. Flas për vete dhe për shumicën e 511 pensionistëve që marrin më pak se 200 mijë lekë të vjetra. Ç’është ky kryeministër që bën pazar me bukën e pensionistëve edhe 200 mijë lekë i jep po ky është krim” .
Duke e cilësuar të dëhstuar skemën e pensioneve, Dushniku i bën apel Ramës q ëtë mos i gënjejë pensionistët, ndërsa i fton ata këta të fundit në protestën e radhës në në 11 dhjetor.
“Skema e sigurimeve shoqërie ka dështuar me turp se është ndërtuar si shtëpia me qerpiç që me shumë parë bie poshtë u ndërtua së prapthi nga ata njerëz që nuk mendonin për të ardhme e popullit. Këtu të kënaqur janë vetëm delet e partisë se ne delet e perëndisë nuk jemi të kënaqur. Ky është regjim kriminal të heq nga puna. Mos na gënjejë ne, se po jep bonus se ato janë të miratuar në buxhet, PS-PD i kanë nxjerrë bojën vetes. Në asnjë vend të lindjes nuk iu vu kazma uzinave, serave. Guri i provës janë protesta e pensionistëve. Ne nuk ndalojmë sa të kemi frymë. Rama do të na ketë përballë”.