“Nuk kemi frikë”, Xi Jinping reagon për herë të parë pas tarifave të Trump

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Ne nuk kemi frikë”. Këto janë fjalët e para në reagimin e parë pas fillimit të luftës tregtare, të Liderit të Kinës, Xi Jinping.

“Nuk ka fitues në luftën tregtare dhe të lëvizësh kundër botës do të çojë vetëm në një vetëizolim”, tha lideri kinez në një takim që ai ka zhvilluar me Kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez.

“Për 70 vite, zhvillimi i Kinës është bazuar në vetëbesimi dhe puna e palodhur dhe nuk ka frikë nga presioni i padrejtë”, shtoi Xi Jinping.

“Në varësi se si po ndryshojnë zhvillimet e jashtme, Kina do të mbetet me vetëbesim të plotë, do të qëndrojë e fokusuar dhe e përqëndruar në menaxhimin e çështjeve të saj”, përfundoi lideri kinez.

Share This Article