“Nuk më pëlqen stili i Contes”, Klopp bën një hap pas: E respektoj, gabova nga nervat

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Nuk më pëlqen stili i Contes”, Klopp bën një hap pas: E respektoj, gabova nga nervat

Liverpool nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi përballë Tottenham në ndeshjen e fundit të kampionatit, ndërsa të kuqtë tashmë humbasin terren në duelin e titullit me Manchester City teksa kur kanë mbetur edhe tre ndeshje për t’u luajtur diferenca mes skuadrave është tre pikë.

Ndërkaq, pas takimit me Spurs, trajneri Jurgen Klopp nuk i mbajti nervat në deklaratat pas ndeshjes ku theksoi se nuk mund të jetë pro stilit difensiv që aplikon Antonio Conte te Tottenham duke shtuar se ekipi i italianit ka më shumë cilësi se sa thjesht të qëndrojë në mbrojtje për pjesën më të madhe të kohës. Megjithatë, gjermani i Liverpool së fundmi ka bërë një hap pas teksa është shprehur se e respekton Conten dhe se gaboi në deklaratën e tij.

“A do t’i thoja sërish të njëjtat fjalë? Jo, unë u shpreha pas ndeshjes dhe theksova se Tottenham ka stilin e tij por ka mbetur vetëm e pesta në klasifikim. Ishte një ndjesi e mirë kur fola pas ndeshjes, por ishte gabim. Unë u nxitova dhe u rrëmbeva nga momenti. E respektoj shumë Antonio Conten mbi atë që po bën te Tottenham dhe mënyrën si organizon ekipet”, u shpreh Klopp.

Share This Article